Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Hoti dënon sulmin me armë ndaj policit gjatë tentim grabitjes

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti e ka dënuar sulmin me armë zjarri ndaj zyrtarit policor gjatë kryerjes së detyrës, parandalimit të kryerjes së vjedhjes, në njërën prej qendrave tregtare në kryeqytet.

ZKM-ja ka njoftuar se kryeministri Hoti, zyrtarit policor i dëshiron shërim sa më të shpejtë, ndërkohë që thekson se integritetit fizik i policit është i pacenueshëm, ndërsa sulmet ndaj zyrtarëve policor janë të pa pranueshme.

“Kryeministri Hoti shpreh mbështetje të parezervë dhe mirënjohje për punën e Policisë së Kosovës, Institucionit më të besuar në vend për zbatimin e rendit dhe ligjit”, thuhet në reagim.

KALLXO.com ka raportuar se një polic ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit pas gjuajtjeve që kanë ndodhur mëngjesin e sotëm me një grup të dyshuarish për grabitje në lagjen Veternik në Prishtinë.

Plagoset një polic pas gjuajtjeve me armë nga të dyshuarit për grabitje