Hidhet mjet piroteknik në oborrin e stacionit të Policisë në Mitrovicë të Veriut

Një mjet piroteknik është hedhur të dielën në mbrëmje në oborrin e stacionit të Policisë në Mitrovicë të Veriut.

Lajmin per KALLXO.com e ka konfimuar zëvendësdrejtori i Drejtorisë rajonale Mitrovicë-Veri i Policisë së Kosovës, Veton Elshani.

“Bëhet fjalë për mjet piroteknik. Rasti ka ndodhur rreth orës 21:30. Nuk ka të lënduar. Nuk ka dëme materiale. Ka ndodhur në afërsi të rrethojës, brenda oborrit të stacionit”- ka thënë Elshani për KALLXO.com.