Dy persona gjenden të vdekur në Prishtinë në dy raste të ndara, Policia nis hetimet

Dy persona, në dy raste të ndara, janë gjetur të vdekur dje më 27.03.2024 në Prishtinë.

Në dy raste të ndara, policia ka njoftuar se ka pranuar informacione se viktimat ishin gjetur të shtrirë në rrugë.

Fillimisht njëri rast është raportuar më 27.03.2024 rreth orës 06:30.

Një grua raportuar se në rrugë ka vërejtur në person të shtrirë.

“Njësiti policor dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin ngjarjes ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës  është dërguar në IML për Obduksion” – thuhet në raportin policor të 28.03.2024

Në rastin tjetër, policia u njoftua më 27.03.2024 rreth orës 13:00 se në një rrugë në Prishtinë është gjetur i shtrirë.

“Në vendin  e ngjarjes kanë dal njësitet relevante policore dhe ekipi mjekësor ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion” – ka njoftuar tutje Policia e Kosovës përmes raportit ditor.