Shiriti i Policisë së Kosovës. Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com

Një shtetas i Shqipërisë gjendet pa shenja jete në bodrumin e një banese në Prishtinë

Një shtetas i Shqipërisë është gjetur pa shenja jete në hapësirën e bodrumit të ashensorit të një banese në Prishtinë më 21.03.2024.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.