Haxhi Avdyli infektohet me COVID-19

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli është prekur nga COVID-19.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com vetë Avdyli, duke shtuar se njoftimin për këtë e ka marrë sot.

“Po, jam prekur me COVID-19. Njoftimin për këtë e kam marrë sot”, tha shkurt ai.

Edhe shefi i Grupit Parlamentar, Arben Gashi kishte rezultuar pozitiv me COVID-19, ditë më parë, ndërsa mbi 50 deputetë të Kuvendit të Kosovës janë testuar për coronavirus.

Në total, numri i të prekurve me COVID-19 në Kosovë është 3178, 1824 të shëruar edhe 58 viktima. Kurse, raste aktive janë 1296 persona.