Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Haskuka: Jemi duke punuar në kampanjën e vaksinimit anti-COVID-19

Mytaher Haskuka, kandidat nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Prizrenit, ka deklaruar komuna aktualisht është duke punuar në një kampanjë për vaksinim.

“Ne jemi duke punuar në një kampanjë për vaksinim. Problemi i vaksinimit ka qenë më herët për shkak se nuk ka pasur vaksina, por tashmë ky problem është zgjedhur. Mbi 40 përqind e qytetarëve të Prizrenit janë vaksinuar mbi moshën 18 vjecare, janë 17 ekipe të vaksinimit”, është shprehur Haskuka.

Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë karrigen e të parit të Prizrenit diskutojnë në #DebatPernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

Të ftuar në KallxoPernime janë kandidatët për kryetar të komunës së Prizrenit: Afrim Tejeci nga AKR; Anton Quni nga LDK; Milazim Lushaj, kandidat i pavarur; Mytaher Haskuka nga LVV; Shaqir Totaj nga PDK dhe Zafir Berisha nga Nisma Socialdemokrate.

Përballë kandidatëve për kryetar të komunës do të jenë edhe shtatë kandidate për asambliste në Kuvendin Komunal të Prizrenit: Afërdita Morina nga LDK; Afërdita Spahiu nga AKR; Dafina Bllaca nga PDK; Lirije Bytyqi nga Nisma Socialdemokrate; Mimoza Bushrani nga LVV; Ngadhjesa Bresa nga Lista GUXO dhe Shqipe Kastrati nga AAK.

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.