Hashim Thaçi në fotografi me Donald Trump dhe Melania Trump Foto: ZPRK

Hashim Thaçi i vetëm, takon çiftin Trump

Presidenti Hashim Thaçi është takuar sot gjatë ditës me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe gruan e tij Melania Trump.

I vetëm, pa bashkëshorten e tij, Thaçi ka publikuar një fotografi me Trump dhe zonjën e parë Melania Trump.

Thaçi ka shkruar se  i ka shprehur presidentit Trump mirënjohjen e popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme që ua jep Kosovës.

Tutje, Thaçi ka shkruar se nuk do të lejohet që të cenohen kurrë marrëdhëniet mes Kosovës dhe ShBA-së.

Në Amerikë, përveç presidentit Hashim Thaçi është duke qëndruar edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.

Postimi i plotë i presidentit Hashim Thaçi në Facebook:

Kënaqësi e veçantë të takoj përsëri Presidentin e SHBA-së, Donald Trump dhe Zonja e Parë, Melania Trump, dhe të shpreh mirënjohjen e popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo mbështetje ka qenë përcaktuese, fillimisht për mbijetesë, e më vonë për jetësimin e aspiratës për liri dhe pavarësi. Mbështetja gjithëpërfshirëse amerikane është jetike për ruajtjen e paqes dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor dhe në mbarë Evropën. Nuk do të lejojmë që të cenohet kurrë marrëdhënia speciale që kemi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. HTH