Flamuri amerikan vendoset në objektin e zyrës së AAK-së

Hardinaj propozon që 4 korriku të shpallet festë shtetërore në Kosovë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka propozuar që 4 korriku, dita e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës të shpallet festë shtetërore në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, ish-kryeministri Haradinaj ka uruar pavarësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Amerikë, urime ditëlindjen! Je gjithmonë inspirim për ne. Do të ishte në nderin e Kosovës që 4 Korriku të shpallet festë shtetërore” – ka shkruar Haradinaj në Facebook.