Haradinaj thotë se LDK duhet të tregojë për numrin e zëvendësministrave në qeverinë Hoti

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka treguar se programi qeverisës me partnerin LDK është në fazën finale.

Sipas tij edhe AAK-ja do të jetë kontribuese e programit të qeverisë që do të ketë në krye Avdullah Hotin.

“Sa i përket programit qeverisës flet mandatari. AAK është kontribusee në këtë program të qeverisë, në qeverinë Hoti”, tha Haradinaj.

Sipas Haradinaj, programi është në fazën finale ndërsa e sheh si privilegj të LDK-së që të tregojë për numrat e zëvendësministrave.

“Programi është në fazën filanle. Nuk muj me fol për numër të zëvendësministrave sepse kjo është privilegj i mandatarit për me tregu se sa do të jenë”, tha Haradinaj.

Haradinaj këtë deklaratë e bëri pas vizitës në selinë e AAK-së në Gjilan, ku edhe është takuar me kryetarin e degës së AAK-së në Gjilan, Rexhep Kadriu.

Ai gjatë konferencës ka përmendur edhe disa të arritura sa ishte kryeministër. Kujtojmë se në qeverinë Haradinaj ishte arritur rekord sa i përket numrit të zëvendësministrave.