Ramush Haradinaj - AAK

Haradinaj: Të gjithë të kemi kujdes dhe të ndërmarrim masa për parandalim

Pas konfirmimit të dy rasteve të prekura me koronavirus në Kosovë, ka reaguar edhe Ramush Haradinaj.

Haradinaj ka thënë që në këto raste heronjët e vërtetë janë punonjësit mjekësor, policët e zjarrfikësit.

Po ashtu sipas tij është e pakuptimtë që ligji i pagave ende nuk po implementohet.

“Sot, pas lajmit që janë identifikuar 2 raste pozitive me Coronavirus është më se e domosdoshme që të gjithë të kemi kujdes dhe të ndërmarrim masa për parandalim. Në këto raste të mobilizimit heronjtë e vërtetë janë punonjësit mjekësorë, policët e zjarrfikësit. Është e pakuptimtë që Ligji i Pagave që u jep dinjitet mjekëve e punonjësve tjerë mjekësorë ende nuk implementohet. Është gjithashtu e padrejtë loja e cila bëhet me ligjin e pagave duke i shkelur mjekët, teknikët, policët e zjarrfikësit që sot sakrifikojnë jetët e tyre për të na mbajtur të sigurt”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./RTK