Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Haradinaj: Sali Zyba është sekser klasik, ka trafikuar votat për presidenten

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, ka akuzuar deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) Salih Zyba se ka bërë trafikimin e votave për të zgjedhur presidente, Vjosa Osmanin.

“Zyba ka kontaktuar me deputetë tanë. Njëri nga deputetët tonë ka kërkuar që unë me u taku me të. Përgjigja ka qenë që ‘ju jeni sekser dhe s’takohem me ju, por jam i gatshëm të takohem me kryetarin e partisë kur ai e vlerëson, por ndalni këto praktika të presionit, presion serioz i gjithanshëm, pos joshjes”, tha Haradinaj në konferencë për media.

“Zyba është një sekser klasik i cili e ka marrë përsipër në emër të partisë së vet trafikimin e votave. Kjo është e vërtetë, njerëzit janë të gjallë, nëse ai insiston e ballafaqojmë me deputetët por edhe me ata që i ka shkuar në shtëpi”, shtoi ai.

Të dielën me 71 vota në rundin e tretë të votimit, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë zgjedhur presidentin gjashtë me radhë që nga paslufta.

Në seancë nuk morën pjesë deputetët e AAK-së, përpos Albena Reshitajt, për të cilën Haradinaj tha se vota e saj është trafikuar.

Haradinaj për Reshitajn: Vota e saj është e trafikuar