KQZ miraton rekomandimin e LVV-së, Nasuf Bejta e zëvendëson Vasfije Krasniqin në Kuvend

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim që Nasuf Bejta nga Lista Guxo, që garoi për pozitën e deputetit në zgjedhjet e fundit, ta zëvendësojë në Kuvend, deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi.

Lajmin për KALLXO.com, e ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi për KALLXO.com.

“KQZ-ja miratoi rekomandimin për kandidatin e radhës sipas listës së subjektit politik, Lëvizja Vetëvendosje. Në bazë të rezultateve të certifikuara për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 14 shkurt 2021, kandidati i radhës është z. Nasuf Bejta, i cili zëvendëson znj. Vasfije Blair, nga i njëjti subjekt politik”, tha ai.

Më 21 shtator, Vasfije Krasniqi ka vendosur që të jap dorëheqje nga pozita e deputetes së Kuvendit të Kosovës.

Përmes një njoftimi në Facebook, ajo bëri të ditur se këtë vendim e mori pasi është në trajtim mjekësor dhe nuk mund të realizojë obligimet si deputete.

Nasuf Bejta nga Lista Guxo kishte qenë kundërkandidat i Vjosa Osmanit për pozitën e presidentit.

Vasfije Krasniqi heq dorë nga pozita e deputetes