Haradinaj miraton vendimin për ndërtimin e Parkut të Biznesit në Skenderaj

Qeveria e Kosovës në detyrë në mbledhjen e sotme miratoi vendimin përfundimtar për realizimin e Parkut të Biznesit në Marinë të Skenderajt.

Këtë vendim të Qeverisë kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, e ka quajtur lajm të mirë dhe i përshtatshëm për investuesit.

“Tashmë na mbetet që nga viti i ardhshëm të fillojmë me infrastrukturë përcjellëse të këtij projekti, i cili do të jetë një vend mjaft i përshtatshëm për Investitorët që të hapin fabrika dhe të zhvillojnë bizneset e tyre, që do të ndikojë në hapjen e vendeve të reja të punës”, thuhet në postimin e Jasharit në rrjetin social ‘Facebook’.

Të bashkangjitur me ketë njoftim është edhe projekti se si do të duket ky park.

KALLXO.com ka raportuar sot edhe për vendimet tjera që kanë marr gjatë mbledhjes se qeverisë në largim.

Transaksionet dhe burimi i gjobës prej 53 milionë euro për Autostradën (Dokument)

Qeveria ndan paratë për orët shtesë të policëve

 

390 mijë euro për shoqatat e dala nga lufta, Haradinaj nuk jep detaje