Limaj: Parku i Biznesit në Viti do të krijojë vende të reja të punës

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, së bashku me anëtarin e partisë së tij, Endrit Shala, kanë vizituar Zonën Ekonomike në Budrikë të Vitisë, ku ka thënë se kjo Zonë Ekonomike dhe Parku i Biznesit do të krijojnë vende të reja të punës në këtë komunë.

“Së bashku me ministrin Shala erdhëm t’i vizitojmë punimet në këtë impiant ekonomik, që është një zonë ekonomike e që besoj se me përfundimin e saj do të jetë një puls i mirë i këtij rajoni. Kjo do të shtojeë edhe buxhetin e Komunës së Vitisë si dhe do shtojë numrin e punësimeve, që do t’i japë një shtytje zhvillimit ekonomik të zonës së Vitisë dhe të Gjilanit”, ka thënë Limaj.

Ndërsa Endrit Shala tha se ky investim kap vlerën e 1.8 milionë euove dhe premtoi se shumë shpejt do të fillojnë punimet për Zonën Ekonomike në Komunën e Malishevës.