Zjarri në fabrikën në Drenas, Foto: KALLXO.com

Zjarri në fabrikën në Drenas, detaje nga vendi i ngjarjes - FOTO

Zjarri ka përfshirë një fabrikë në fshatin Korreticë të Epërmes të Drenasit, mesditën e së hënës (11.03.2024).

Ekipi i KALLXO.com po raporton nga vendi i ngjarjes. Dëshmitarët e rastit thanë se objekti është fabrikë për përpunimin e plastikës në “Parkun e Biznesit” në Drenas.

KALLXO.com sjell pamje nga zjarri i madh që ka përfshirë këtë fabrikë.

Sipas Policisë së Kosovës, fabrika është përfshirë nga zjarri rreth orës 11:00.

“Sot rreth (11.03.2024) orës 11:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një fabrikë në fshatin Korroticë e Epërme të Drenasit. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin”- ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti për  KALLXO.com.