Parku i Biznesit pa ujë, shkak dyshohet të jetë një ndërhyrje ilegale në ujësjellës

Në Parkun e Biznesit në Drenas tash e disa ditë bizneset që operojnë aty janë në hall me ndërprerjet e furnizimit me ujë.

Nga Kompania Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” kanë deklaruar se kjo kompani me ekipe të mirëmbajtjes qe dy ditë në vazhdimësi janë duke realizuar inspektim të detajuar në zonën e Parkut te Biznesit, për të gjetur arsyen e mos furnizimit me ujë.

Zëdhënësja e KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku ka thënë për KALLXO.com kjo mund të jetë si shkak i ndonjë kyçje te mundshme ilegale përreth Parkut si dhe ne zonën e Sllatinës.

“KRU ” Prishtina ” me ekipe te mirëmbajtjes qe 2 dite ne vazhdimësi janë duke realizuar inspektim te detajuar ne zonën e Parkut te Biznesit, për te gjetur arsyen e mos furnizimit me ujë. Inspektimi nga ana jone po realizohet, si gjetje a verifikim i ndonjë kyçje te mundshme ilegale përreth Parkut si dhe ne zonën e Sllatinës. Pra, këtu mund te ketë ndikuar ndonjë ndërhyrje e pa autorizuar ne rrjetin e ujësjellësit. Andaj, për ketë po bëhen inspektimet”, u shpreh Mjeku.