Qeveria ndan paratë për orët shtesë të policëve

2 milionë e 52 mijë euro janë ndarë nga kursimet dhe ndarjet buxhetore për zyrtarët policorë të Kosovës.

Kjo për shkak se të njëjtëve do t’u paguhen orët shtesë të cilat i kanë kryer jashtë orarit të punës vitin e kaluar.

Për vendimin ka njoftuar edhe Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.

“Qeveria sot vendosi gjithashtu që nga kursimet dhe ndarjet buxhetore të këtij viti të ndajë shumën prej 2 milionë e 52 mijë euro për kompensimin e shtesave në pagë për punën jashtë orarit për Policinë e Kosovës gjatë vitit 2018”, ka njoftuar Haradinaj.

Tutje ai shtoi edhe se në mbledhjen e sotme është miratuar edhe rregullorja për shtesën e rrezikshmërisë në punë për Policinë e Kosovës që do të hyjë në zbatim bashkë me Ligjin e Pagave.

KALLXO.com ka raportuar edhe për buxhetet e tjera të cilat janë ndarë edhe viteve të kaluara për pagesën e orëve shtesë të zyrtarëve policor.

Qeveria ndan paratë për kompensimin e orëve shtesë të policisë

Policia e Kosovës paguan policët për orët shtesë