390 mijë euro për shoqatat e dala nga lufta, Haradinaj nuk jep detaje
Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj në mbledhjen e sotme të qeverisë ka marrë vendim për disa ndarje buxhetore, mirëpo i pyetur se sa është vlera totale e të gjitha të hollave që u ndanë sot, Haradinaj tha që ‘nuk i di detajet’.
390 mijë euro është vlera që qeveria në largim e ka ndarë për shoqatat e dala nga lufta mirëpo Haradinaj nuk dha detaje se për çfarë janë ndarë këto para.
“Ju kisha lut me i hi me i lyp me i gjet vendimet e qeverisë, krejt janë transparente, çdo vendim i qeverisë që është marrë sot i keni ne web-faqe, nuk i di krejt detajet, kryetarit të qeverisë i ka ardhur kërkesa pastaj ne e kemi mbështetë, për më shumë detaje mundeni me i pritë mekanizmat e tjerë”, tha Haradinaj.
Haradinaj ishte kritikuar për mbledhjet e kabinetit qeveritar pas dorëheqjes së tij të dhënë në korrik të këtij viti.
Ai kishte kërkuar interpretim nga Gjykata Kushtetuese nëse ka të drejtë të marrë vendime, mirëpo kjo e fundit nuk e kishte pranuar për shqyrtim pyetjen e Qeverisë.
Zyrtarë të LVV në të kaluarën kanë deklaruar se vendimet e Qeverise Haradinaj që nga dita e dorëheqjes do të anulohen.
Transaksionet dhe burimi i gjobës prej 53 milionë euro për Autostradën (Dokument)