Haradinaj komenton lajmin për largimin e tarifës: Qeveria po largohet me turp

Ish kryeministri Ramush Haradinaj ka shpërndarë një vendim të Qeverisë së Kosovës ku thuhet se është marrë vendim për largimin e tarifës prej 100% për lëndën e parë të produkteve serbe e boshnjake, ndonëse nga Qeveria e Kosovës thonë se nuk është dokument zyrtar.

Haradinaj, duke e bazuar në këtë vendim të shpërndarë online, ka deklaruar se Qeveria po largohen me turp, pas vendimit për heqjen e tarifës.

Sipas tij, me këtë vendim është zhvlerësuar kundërvlera që Kosova e ka pasur për marrëveshjen finale me Serbinë.

Ky është postimi i plotë i Ramush Haradinaj:

Të nderuar qytetarë, Qeveria në largim nuk mundi të ikë pa e hequr taksën! Në pikën 1 hiqet taksa për lëndën e parë kurse në pikën 3 të vendimit obligon veten për heqje të plotë të taksës me 1 prill. Me këtë e zhvlerësoi kundërvlerën për marrëveshjen finale dhe e humbi plotësisht kreditin te partnerët ndërkombëtarë, e posaçërisht te SHBA-ja. Ashtu si e kishte fillimin e turpshëm, Qeveria në ikje gjithashtu po largohet me turp.