Haradinaj dhe Kusari Lila përplasen në Kuvend për projektin e gazit natyror, reagon edhe Konjufca

Gjatë debatit parlamentar në lidhje me veprimet e Qeverisë për alternativat e diversifikimit të energjisë dhe veçanërisht Projektin e Gazit me MCC, është zhvilluar debat mes ushtrueses së detyrës së kryetares së grupit parlamentar të LVV-së Mimoza Kusari Lila dhe deputetit të AAK-së Ramush Haradinaj.

Kusari Lila tha se debati i sotëm do të kishte kuptim sikur në kërkesën e AAK të ishte specifikuar një fakt përmbajtjesor të cilin ose e kanë lënë qëllimshëm jashtë kërkesës së tyre për debat parlamentar ose sipas saj nuk e kanë analizuar fare.

“Kriza aktuale energjetike botërore e pastaj evropiane e theksuar nga fillimi i shtatorit kur çmimet e energjisë pësuan rritje, në gjermani me 36 për qind e pastaj edhe 48 për qind erdhi si problem i furnizimit me gazin natyror i përdorur për të prodhuar 1/5 e energjisë elektrike që aktualisht e konsumon Evropa”, tha Mimoza Kusari Lila.

Deputeti Ramush Haradinaj në replikë kishte thënë se “tendenca është me deformu atë për çka jemi mbledh sot”.

Kusari Lila, në replikën e saj iu kundërpërgjigj Haradinaj se “aspak unë s’ja futa po ja ke futur ti kur e ke nënshkruar këtë kërkesë për debat sot”.

Kusari Lila tha se aktualisht kriza energjetike është e shkaktuar si rrjedhojë e ngritjes së çmimit të gasit dhe nuk është veç për gasin rus.

Haradinaj serish replikoi duke thënë se termin “fut”, nuk e ka përdorur në fjalimin e tij.

“Këtë fjalën me ja fut unë nuk e përdora më doket, a e kam përdor fjalën “ia ka fut a”? S’po me kujtohet bre, deformim të fakteve po këqyreni në rekord a e kom përdor fjalën me të futne se nuk e di që e kom përdorë”, tha Haradinaj.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, tha se ka sinonime më të sjellshme për këto shprehje.

“Ka edhe sinonime më të sjellshme për këto shprehje”, the Konjufca.