Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Haki Abazi flet për ‘skandalet’ e videove dhe audio-incizimeve për Qeverinë
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi përmes një konference për media deklaroi se skandali me audio incizimet përfshinë tre deputete që flasin për ngufatje të zërit të deputetëve brenda parlamentit.
“Sa i përket audio incizimeve janë dy aspekte në këtë drejtim, audio-incizimet konfirmojmë diskutimin mes Saranda Bogujevcit, Mimoza Kusarit dhe Dejona Mihajlit për ngufatjen e zërit të deputetëve brenda parlamentit” – tha ai.
Video për video-incizimet , Abazi tha se janë ato që duhet t’i kërkoni për të konfirmuar se kush ka zhdukur mostrat e rastit Dehari.
“Diskutimet që kam bërë me njerëz përgjegjës kanë shkuar tek shkarkimi dhe anatemimi brenda LVV-së. Shkarkimi im është minor kundrejt borxhit që kemi për sqarim të rastit Dehari. Kryeministri Kurti nuk e ka thënë asnjë fjalë për këtë gjë. Pra, porosis ministren e Drejtësisë që të kryejë punën e saj”- shtoi Abazi.
Sipas tij, Dejona Mihalji e cila nuk ka qenë pjesë e listës për deputetë, kontrollon gjithë partinë LVV.
“Zonja Dejona Mihajli nuk ka qenë pjesë e votimeve apo listës së deputetëve, as në garën e brendshme brenda LVV-së, por është njeriu kryesor që kontrollon me grupin dhe vendimmarrjen brenda. Demokracia e Kosovës nuk mund të varet nga individ të autorizuar nga zoti Kurti, ky është shqetësim shumë i madh”- tha ai.
Abazi po ashtu tha se ‘Çadra e Gadafit’ është vendi ku janë zier shumë sabotime e bërë marrëveshje të dëmshme.
“Unë kam pritur që do ketë reflektim pas zgjedhjeve lokale, por është vazhduar me avazin e vjetër të sabotimit të komisionit për punë të jashtme, janë ndalë informacionet, e gjitha kjo e zier përbrenda çadrave të Gadafit. Çadra e Gafadit ka shkatërruar parti politike, çadra e Gadafit ka qenë instrumenti i cili ka votuar edhe marrëveshjet e dëmshme për interesin e Kosovës që dikur kanë qenë kauza të LVV-së”- theksoi Abazi.