QKUK Emergjenca

Gypi i pompës se betonit godet dy persona

Dy persona janë goditur nga gypi i pompës së betonit, ndërsa kanë pësuar lëndime trupore

Policia ka njoftuar se dy të dëmtuarit derisa kanë qenë duke punuar, është shkaktuar një avari në pompën e betoni, me ç’rast ka goditur dy viktimat.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gusar të Istogut, dje rreth orës 09:00.

Si pasoj viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe fillimisht janë dërguar ne Spitalin e Pejës, e me pas njëri prej tyre për shkak te lëndimeve të rënda është dërguar në QKUK.