Guvernatori i BQK-së pjesëmarrës në Forumin e FMN-së: Kosova me rritje të qëndrueshme dhe stabilitet financiar
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, ka mrrë pjesë si folës në Forumin e Fondit Monetar Ndëkombëtar (FMN) për Perspektivën Ekonomike Rajonale për Evropën (REO), gjatë Takimeve Vjetore 2025 në ëashington DC.
Kështu është bërë e ditur në një komunikatë, të lëshuar, sot më 18.10.2025.
Në fjalën e tij, guvernatori Ismaili thuhet se ka vlerësuar gjetjet e raportit të FMN-së, duke theksuar zhvillimet makroekonomike, stabilitetin financiar dhe perspektivat për rritje të qëndrueshme në Evropë, me fokus të veçantë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“Ai nënvizoi koordinimin e suksesshëm të politikës fiskale dhe makroprudenciale në Kosovë, i cili ka mundësuar rritje të qëndrueshme, stabilitet financiar dhe konsolidim fiskal, ku përkushtimi institucional dhe mbështetja e programeve të FMN-së dhe partnerëve ndërkombëtarë kanë luajtur rol kyç”- thuhet në komunikatë.
Ismaili citohet të ketë thënë se megjithëse projeksionet e FMN-së e pozicionojnë Kosovën me normën më të lartë të rritjes ekonomike në Ballkanin Perëndimor, pasiguritë dhe rreziqet mbeten prezentë dhe kërkojnë kujdes të vazhdueshëm në adresimin e sfidave strukturore.
Po ashtu, komunikata thekson se është vlerësuar edhe mbështjetja e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor, përmes mekanizmave si Plani i Rritjes, përfshirja në procesin SEPA dhe investimet infrastrukturore në sistemin e pagesave, të cilat kontribuojnë në konvergjencën rajonale dhe integrimin evropian të tregjeve financiare.
Në korrik të këtij viti, Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se Fondi Monetar Ndërkombëtar e ka hequr Kosovën nga Lista e Shteteve në Situata të Brishtësisë dhe Konfliktit.