Gruaja e kryeministrit kanadez infektohet nga coronavirusi

Sophie Gregoire Trudeau, gruaja e kryeministrit të Kanadasë, Justin Trudeau, është infektuar me coronavirus, ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit.

“Tani për tani mbetet në izolim. Ajo ndjehet mirë dhe është duke ndërmarrë të gjitha masat e rekomanduara. Simptomat e saj mbeten të lehta”, thuhet në njoftim.

Kryeministri Trudeau është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka simptoma, sipas zyrës së tij, por ai do të qëndrojë në izolim për 14 ditë.

Tani për tani nuk ka plane që Trudeau të testohet për coronavirus.

Aktualisht, janë rreth 103 raste të konfirmuara të coronavirusit në Kanada. /REL