Kanadaja dëboi diplomatin indian për rastin e vrasjes së aktivistit Sikh

Ministri i Jashtëm kanadez ka thënë se një diplomati indian iu kërkua të largohej nga vendi pasi intelegjenca pretendon se akterë shtetërorë indianë mund të fshihen prapa vrasjes së një udhëheqësi të shquar Sikh.

Kanadaja e urdhëroi të hënën një diplomat indian të largohej nga vendi pasi paraprakisht e akuzoi qeverinë indiane për përfshirje në vrasjen e një lideri kanadez Sikh në British Columbia në muajin qershor të këtij viti.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau tha se një hetim mbi “pretendimet e besueshme” se akterët shtetërorë indianë mund të qëndrojnë prapa vdekjes së Hardeep Singh Nijjar, është në proces e sipër.

India zyryare i hodhi poshtë akuzat, duke i quajtur ato “absurde dhe të motivuara”.

Dëbimi diplomatik i Otavës bëri që Nju Delhi të njoftonte të martën se një diplomati kanadez në Indi i është dhënë një njoftim pesë-ditor për t’u larguar nga vendi.

Këto akuza i kanë çuar marrëdhëniet tashmë të acaruara midis dy vendeve në një nivel të ri dramatik.

Kanadaaja Zyrtare: Nëse është e vërtetë, ‘shkelje e sovranitetit tonë’

Lidhur me akuzat, ministrja e Jashtme e Otavës Melanie Joly ka deklaruar se: “Në rast se faktohet e vërtetë kjo do të ishte një shkelje e madhe e sovranitetit tonë dhe e rregullit më bazik se si vendet sillen me njëri-tjetrin”.

Kanadaja është shtëpia e qindra mijëra njerëzve me origjinë indiane, shumë prej të cilëve janë sikë.

Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Adrienne Watson, tha në një deklaratë se Shtetet e Bashkuara janë “thellësisht të shqetësuara për akuzat” e bëra nga Kanadaja.

“Ne mbetemi në kontakt të rregullt me partnerët tanë kanadezë. Është tejet me rëndësi që hetimi nga ana e autoriteteve të  Kanadasë të vazhdojë dhe autorët të sillen para drejtësisë”, thuhet në deklaratë.

India i hedh poshtë akuzat

Ministria e Punëve të Jashtme të Indisë tha në një deklaratë se “akuza të tilla synojnë ta zhvendosin fokusin nga terroristët dhe ekstremistët Khalistani, të cilëve u është ofruar strehim në Kanada dhe vazhdojnë ta kërcënojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Indisë”.

Më tej, në një vendim që pasoi, India e dëboi një diplomat kanadez.

“Vendimi pasqyron shqetësimin në rritje të qeverisë së Indisë për ndërhyrjen e diplomatëve kanadezë në çështjet tona të brendshme dhe përfshirjen e tyre në aktivitetet kundër Indisë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga ministria e jashtme të Indisë.

Kush është lideri Sikh dhe për çka bëhet fjalë?

Hardeep Singh Nijjar u qëllua në ambientet e një tempulli Sikh në Surrey, British Columbia, në qershor të këtij viti.

Nijjar u shpall terrorist nga qeveria indiane disa vite më parë për shkak të aktivizmit të tij për një atdhe të veçantë për Sikhët në rajonin Punjab të Indisë.

Lufta për një shtet të veçantë Sikh ose lëvizja “Khalistan” i ka rrënjët në ndarjen e nënkontinentit Indian përgjatë vijave fetare.

Ndarja e vitit 1947 i dërgoi muslimanët në Pakistanin e sapokrijuar dhe hindutë dhe sikët në Indi. Provinca Punjab, e cila ishte e ndarë midis Indisë dhe Pakistanit, dëshmoi dhunë vdekjeprurëse.

Lëvizja Khalistan u shtyp nga qeveria indiane në vitet që pasuan, veçanërisht në vitet 1980. Dekada pa trazira të dhunshme anti-Sikh që vranë mijëra, dhe lëvizja u ndalua, me zyrtarët indianë që e përmendën atë si një kërcënim sigurie.

“Trudeau ka biseduar me Modi gjatë Samitit G20”

Qeveria indiane e kishte vendosur Nijjarin në një listën e të kërkuarve dhe e akuzoi atë për përfshirje aktive në rrjetëzimin dhe trajnimin e grupit separatist që ai drejtonte.

Shumë në Kanada dhe gjetkë pretendojnë se qeveria indiane qëndron prapa vdekjes së Nijjar. Trudeau tha se agjencitë e inteligjencës po i shqyrtojnë këto akuza.

“Gjatë javëve të fundit agjencitë kanadeze të sigurisë kanë ndjekur në mënyrë aktive pretendime të besueshme për një lidhje të mundshme midis agjentëve të qeverisë së Indisë dhe vrasjes së një qytetari kanadez, Hardeep Singh Nijjar”, ka thënë Trudeau.

Trudeau shtoi se ai e përmendi këtë vrasje gjatë bisedës që pati me Modi në samitin e G20 dhe i ka thënë Modit se çdo përfshirje e qeverisë indiane do të ishte e papranueshme dhe se ai kërkoi bashkëpunim në hetim.

Qeveria indiane në përgjigjen e saj ndaj bisedës midis liderëve tha se akuzat në atë kohë gjithashtu ishin “rrefuzuar plotësisht.”/DW

Përgatiti: Nuhi Shala