Granti i Performancës Komunale në tri vitet e ardhshme pritet të jetë mbi 34 milionë euro

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar takim me donatorët e Grantit të Performancës Komunale për periudhën 2022-2025  që pritet të jetë mbi 34 milionë euro.

Në këtë takim ishin të pranishëm ambasadorët e Zvicrës, Suedisë, Norvegjisë si dhe përfaqësues nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ndërsa ekzekutivi u përfaqësua nga Elbert Krasniqi, Ministër i MAPL, Besnik Bislimi zv.kryeministër si dhe Hekuran Murati, ministër i Financave.

MAPL ka bërë të ditur se ky grant që fitohet nga komunat ka për qëllim të nxisë konkurrencën në mes tyre duke u bazuar në meritokraci dhe kritere të qarta.

“Ky grant ka marrë vlerësime të larta në raportin e progresit dhe shihet si model i cili duhet të zgjerohet dhe institucionalizohet në kuadër të qeverisë. Programi bashkë financohet nga MAPL, Zyra e BE-së në Kosovë, Ambasada Zvicerane, Suedeze dhe Norvegjeze dhe parashihet të ketë nje vlerë mbi 34 milionë euro per 4 vitet e ardhshme duke mos përfshirë asistencën teknike”, thuhet në komunikatë.

Grandi i Performancës Komunale bashkë financohet nga Qeveria e Kosovës dhe donatorët.