Ilustrim

Graçanicë, policia arreston dy të dyshuar për trafikim të një gruaje

Policia e Kosovës njofton se dje në Graqanicë janë arrestuar dy burra të dyshuar për trafikim të një gruaje.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 12:00 dhe si prova materiale, janë sekuestruar dy telefona mobil.

Tutje policia sqaron se në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.