foto: Ilustrim

Grabitje të parave dhe telefonave në Ferizaj

Një rast i grabitjes raportohet se ka ndodhur mbrëmë pas mesnatës në Ferizaj.

Policia ka njoftuar se një person ka raportuar se një person tjetër i dyshuar nën kërcënimin e armës dhe i maskuar ka arritur t’i përvetësojë një shumë të parave.

Përveç parave, viktima ka raportuar se i dyshuari i ka grabitur edhe dy telefona celularë dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, dhe rasti mbetet nën hetime.