Policia e Kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Grabitje në Gjilan, të dyshuarit i hedhin sprej viktimës e i grabisin një shumë parash

Një sasi e konsiderueshme e parave, sipas policisë i janë grabitur një burri në Gjilan sot në mëngjes.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Idriz Seferi” ndërsa viktima ka raportuar në polici se rreth orës 9:00 në mëngjes, dy persona të maskuar i kishin hedhur sprej në sy dhe i kishin grabitur një çantë në të cilën ai mbante disa para.

Të dyshuarit pas grabitjes janë larguar në drejtim të panjohur ndërsa Policia ka thënë se janë vënë në kërkim të tyre.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokuroria e shtetit ndërsa rasti është cilësuar si grabitje dhe hetuesit policorë janë duke kryer hetime në lidhje me ngjarjen.