Grabitje e armatosur në Suharekë, plagoset një polic

Një polic është plagosur gjatë një grabitje të armatosur që ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Suharekë.

Lajmi për KALLXO.com e ka konfirmuar toger Shaqir Bytyqi nga policia në rajonin e Prizrenit.

Ai ka thënë se sot rreth orës 15:45, PK ka marrë informacione se është duke ndodhur një grabitje e armatosur në zhvillim e sipër.

“Posa ka marr informacione policia është nis në drejtim të vendit të ngjarjes, kur ka mbërri në vendin e ngjarjes të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë” – ka thënë Bytyqi.

I njëjti ka shtuar se zyrtari policor është dërguar për tretman mjekësor.

“Një prej policëve është plagosur dhe ai është dërguar për tretman mjekësor”- ka thënë Bytyqi.