foto: Ilustrim

Grabitje e armatosur në Prishtinë, hajni u hyn në banesë

Dy qytetare të Prishtinës kanë raportuar në Polici se një person i panjohur, i maskuar dhe me armë, ka hyrë në banesën e tyre dhe nën kërcënimin e armës u ka grabitur stoli ari, dy orë dore dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur.

Ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 23:45.

Rasti po trajtohet si grabitje e armatosur.