Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com
Shtatë raste të dhunës në familje raportohen brenda 24 orëve
Shtatë raste të dhunës në familje u raportuan në Policinë e Kosovës në raportin 24-orësh.
Në Suharekë u arrestuan dy burra pasi të njëjtit dyshohet se kanë kanosur dhe sulmuar njëri-tjetrin. Atyre iu bastis shtëpia, dhe iu gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri dhe një fishek. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, të dyshuarit u dërguan në mbajtje.
Dy gra dyshohet se ushtruan dhunë në familje ndaj një burri në Prizren më 30.06.2024. Pas intervistimit, prokurori ka vendosur që rasti të shkojë në procedurë të rregullt.
Në Gjakovë dyshohet se një burrë dhe një grua u përleshën mes vete në gjendje të dehur. E dyshuara u arrestua dhe pranoi tremtan mjekësor kurse burri sipas Policisë ka ikur në drejtim të panjohur. Gruaja e arrestuar, pas intervistimit u dërgua në mbajtje.
Më 23.06.2024 në Obiliq dyshohet se një burrë ka ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj një gruaje. Viktima sipas Policisë ka pranuar treman mjekësor dhe është dërguar në strehimore ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe është liruar në procedurë të rregullt.
Në Hajvali, një grua raportoi më 30.06.2024 se u sulmua fizikisht nga një burrë. Viktima pranoi tretman mjekësor kurse i dyshuari u dërgua në mbajtje.
Edhe në Lipjan u arrestua një person më 30.06.2024 pasi kishte sulmuar fizikisht një burrë. Prokurori vendosi që të dyshuarin ta dërgojë në mbajtje.
Në Dragash dyshohet se një burrë ushtroi dhunë fizike ndaj një gruaje. I dyshuari u dërgua në mbajtje kurse viktima pranoi tretman mjekësor.