Grabitje e armatosur në një pompë benzine në Komoran

Një grabitje e armatosur raportohet të ketë ndodhur sot rreth orës 03:40 në një pompë derivatesh në Komoran.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Zyrtarja policore ka bërë të ditur se dyshohet që grabitja të jetë kryer prej dy personave të armatosur.

“Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para  dyshohet që grabitja të jetë kryer prej dy personave të armatosur. Policia ka iniciuar një hetim  lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe  arrestimin e personave të dyshuar”, ka thënë Ahmeti.