Ilustrim

Gjilani me ajër jashtëzakonisht të ndotur

Cilësia e ajrit në disa prej qyteteve të Kosovës është e dobët.

Ajër me cilësi të dobët është në Drenas, Prizren, Brezovicë dhe në fshatin Dardhishtë.

Ajër me cilësi shumë të dobët është në Prishtinë, (në dalje të Prishtinës aty ku është i vendosur matësi i IHMK), në Obiliq, Mitrovicë dhe sipas matjeve nga aparati mobil në qendër të qytetit.

Ajër jashtëzakonisht i dobët është në qytetin e Gjilanit.

Sipas ueb-faqes së Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, qytetarët që bëjnë pjesë në grupet e ndjeshme të popullatës duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos dalin jashtë.

Të rriturit dhe fëmijët me problem të mushkërive, ata me problem të zemrës, duhet t’i zvogëlojnë aktivitetet e rënda fizike jashtë dhe veçanërisht nëse kanë simptoma. Gratë shtatzëna duhet të qëndrojnë brenda në shtëpi.

Njerëzit me astmë mund të kenë nevojë ta përdorin aparatin e tyre më shpesh për shkak të cilësisë së ajrit, gjithashtu edhe njerëzit e moshuar duhet t’i zvogëlojnë sforcimet fizike dhe të përdorin maska.

Personat e shëndetshëm duhet të hanë ushqime të shëndetshme me fruta dhe perime që ta forcojnë sistemin imunitar.

Ajër me cilësi të mirë është në fshatin Palaj dhe qytetarët në këtë zonë mund t’i shijonë aktivitetet në natyrë.

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.