Gjilani

Gjilanasi në gjendje të dehur, rrah gruan dhe djalin

Një person është arrestuar nga policia, pasi që i njëjti dyshohet se ka rrahur gruan dhe djalin e tij.

Ngjarja ka ndodhur në Gjilan, mëngjesin e djeshëm. Policia ka sqaruar se i dyshuari përveç dhunës fizike në gjendje të dehur, ka ushtruar edhe dhunë psikike ndaj të njëjtëve.

Lidhur me këtë rast, bashkëshortja dhe djali kanë pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.