Ilustrim

Gjilan, një person gjendet i vdekur në fushë të hapur

Policia e Kosovës (P.K) ka njoftuar se kishte marrë një informatë se një person ishte vërejtur i shtrirë në fushë të hapur në fshatin Pidiq të Gjilanit.

Menjëherë pas raportimit, njësitë policore dhe ekipi mjekësor kishin dalë në vendin e ngjarjes, ku këta të fundit konstatuan se viktima kishte qenë pa shenja jete, raporton P.K.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për  obduksion.

Rasti që është iniciuar si “vdekje e dyshimtë”, vazhdon të hetohet.