Gjilan, aksion për lirimin e hapësirave private dhe publike
Drejtoria e Inspekcionit në Gjilan ka nisur aksionin për lirimin e hapësirave private dhe publike te “Shtëpia e Mallrave”
Komuna e Gjilanit bën të ditur, se drejtori i Inspekcionit, Nevzad Rushiti ka njoftuar se ky aksion ka nisur të premten dhe do të vazhdojë deri në largimin e kontrukteve të metalta, të cilat janë shfrytëzuar si terasa verore pa vendime e pëlqime.
“Po i lirojmë hapësirat private dhe publike në bazë të peticionit të nënshkruar nga shumica e pronarëve te Shtëpia e Mallrave. Po lirohen hapësirat jashtë objektit, të cilat janë shfrytëzuar si terasa verore, pa vendim e pëlqim nga drejtoritë përkatëse. Të gjithë ata që nuk posedojnë leje dhe e tejkalojnë hapësirën jashtë objektit, kontruktet metalike do të largohen”, ka thënë Rushiti.
Ai ka theksuar se “Shtëpia e Mallrave” po rikthehet në gjendjen e mëparshme.