Gjermania do të dërgojë 150 ushtarë në Kosovë në prill

Gjermania do të dërgojë rreth 150 ushtarë në Kosovë në prill të vitit të ardhshëm, si një kontribut për misionin e KFOR-it, ka njoftuar të premten në Berlin një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes, raporton Reuters.

Zëdhënësi thekson se vendimi nuk kishte të bënte me tensionet aktuale në veri të Kosovës, dhe në vend të kësaj ishte marrë për të kompensuar tërheqjen e trupave austriake.

“Trupat shtesë nuk do të rrisin madhësinë e përgjithshme të KFOR-it”- shton zëdhënësi.

Rreth 3 mijë 400 ushtarë në total janë aktualisht të stacionuar në Kosovë si pjesë e misionit të KFOR-it.