Gjendja e pacientëve me COVID-19 në ShSKUK

124 pacientë janë duke u trajtuar në klinikat COVID në QKUK dhe spitalet e përgjithshme.

Sipas raportit ditor të ShSKUK-së, prej tyre janë të konfirmuar 120 si pozitivë me COVID-19, e katër tjerë janë negativë.

Me oksigjenoterapi janë 88 pacientë, ndërsa në Mjekim Intensiv janë 11 pacientë.

Në Klinikën Infektive janë 53 pacientë, në Mjekim Intensiv në Infektive janë 11 pacientë, në Pediatri 4 pacientë, në Gjinekologji 3 pacientë.

Në spitalet rajonale më së shumti pacientë ka në atë të Gjilanit – 14 pacientë.

Kurse, në Spitalin e Prizrenit janë të shtrirë 12 pacientë, në të Gjakovës e Ferizajt nga 10 pacientë, katër pacientë me COVID janë të shtrirë në Spitalin e Pejës, ndërsa nga një në atë të Mitrovicës dhe Vushtrrisë.