Foto: Ilustrim

Gjendet një trup i pajetë, pranë tij një armë dhe një letër lamtumirëse

Trupi i pajetë i një personi është gjetur mbrëmë në Zveçan.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti.

Sipas Hotit, në vendin e ngjarjes është gjetur një armë zjarri dhe, sipas tij, një letër lamtumirëse.

Tutje Hoti ka shtuar se trupi i viktimës është dërguar për obduksion.

“Trupi i pajetë i një personi është gjetur rreth orës 23:30. Në vendin e ngjarjes është gjetur një letër lamtumirëse në veturën e tij si dhe një armë zjarri. Trupi është dërguar për obduksion”, tha Hoti.