Shiriti i Policisë, FOTO-Ilustrim

Gjendet një person i vdekur në Ferizaj

Një rast i vdekjes së dyshuar është iniciuar në Ferizaj.

Sipas raportit 24-orësh policor, një person është gjetur i shtrirë në dysheme gjatë ditës së djeshme.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa njësiti i emergjencës ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë u lirohet familjarëve për ceremoni mortore.