Shiriti i Policisë, FOTO-Ilustrim

Gjendet një 19 vjeçar i vdekur në Stubicë të Pejës

Një 19 vjecar është gjetur pa shenja jete në Stubicë, afër pikës Kufitare të Kullës, në Pejë.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës.

“Më datën 01. Maj 2020, Policia është informuar se në Stubicë ( afër Pikës Kufitare Kullë)-Pejë, është një person pa shenja jete”, thuhet në njoftim.

“Menjëherë njësitet relevante të policisë kanë dalur në vendin e ngjarjes për të bërë këqyrjen evendit ku ka ndodhur rasti. Ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima B.T. i lindur 2001 m/k/sh, është pa shenja jete”, thuhet tutje në komunikatën e forcave të rendit.

Trupi i viktimës është dërguar në obduksion ndërsa prokurori i shtetit ka nis hetimet për zbardhjen e rrethanave.

“Hetuesit Rajonal DRP-Pejë në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke zhvilluar hetime intensive për të mësuar rrethanat se si ka ardhur deri te rasti i cili është cilësuar si (Hetim i vdekjes). Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i viktimës dërgohet në IML – Prishtinë për obduksion”, thuhet në fund të njoftimit.