Gjendet i vdekur një person në Istog

Policia e Kosovës ka thënë se janë duke hetuar rastin e një vdekje në Istog.

Sipas raportit 24-orësh policor, më 21 janar 2024, një burrë është gjetur pa shenja jete në bodrumin e shtëpisë së tij.

Policia ka thënë se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Tutje u tha se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion dhe rasti është duke vazhduar në procedure hetimore.