Gjendet i vdekur një 61 vjeçar në Prishtinë

Një person i moshës 61 vjeçare është gjetur i vdekur, në orët e para të mëngjesit të së dielës në Prishtinë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 01:40 kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete. Menjëherë policia dhe ekipi mjekësor, kanë dalë në  vendin e ngjarjes (në  shtëpinë e viktimës) në rrugën “UÇK” në Prishtinë, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës” – ka bërë të ditur Ahmeti.

Sipas saj, me rekomandim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, ndërkohë policia ka nisur një hetim për këtë rast.