Policia. Foto: Gentiana Ahmeti, KALLXO.com

Gjendet i vdekur burri që u raportua si i zhdukur

Një burrë mosha e të cilit nuk është bërë e ditur, ishte raportuar i zhdukur tashmë një kohë. Policia e Kosovës bëri të ditur se i njëjti u gjend dje pasdite pa shenja jete në një fushë. Njësitë relevante kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Trupi i pajetë, me vendim të prokurorit është dërguar për obduksion. RTV21