Gjendet i vdekur 4-vjeçari që kishte rënë në kanalin e Ibër-Lepencit

4-vjeçari i cili kishte rënë dje në kanalin me ujë të Ibër-Lepencit është gjetur i vdekur.

Informacionin e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Është gjetur nga ekipet e shpëtimit rreth orës 12 në kanalin e Ibër- Lepencit në fshatin Bukosh. Trupi është dërguar për obduksion”- ka thënë ai.

KALLXO.com ka raportuar dje se në fshatin Akrashticë të Vushtrrisë po dyshohet se një fëmijë i moshës rreth 4-vjeçare ka rënë në kanalin e Ibër-Lepencit.

Rasti u konfirmuar nga Policia në rajonin e Mitrovicës.

Ende nuk është gjetur 4-vjeçari që dyshohet se ka rënë dje në kanalin e Ibër-Lepencit