Vushtrri, dyshohet se një fëmijë rreth 4-vjeç ka rënë në kanalin e Ibër-Lepencit

Në fshatin Akrashticë të Vushtrrisë po dyshohet se një fëmijë i moshës rreth 4-vjeçare ka rënë në kanalin e Ibër-Lepencit.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai ka bërë të ditur se Policia ka pranuar këtë informatë rreth orës 18:30.

“Rreth orës 18:30, Policia ka pranuar informatën se në fshatin Akrashticë të Vushtrrisë, dyshohet se një fëmijë i moshës rreth 4-vjeçar, ka rënë në kanalin e Ibër-lepencit. Policia me njësitet e saj ka dalë në vendin e ngjarjes, si dhe janë  njoftuar ekipet e emergjencave civile, zjarrfikësit,  ekipet e zhytësve për kërkim-shpëtim” – ka thënë Zahiti.

Zëdhënësi tha se kërkimet janë duke vazhduar.