Policia e Kosovës

Ende nuk është gjetur 4-vjeçari që dyshohet se ka rënë dje në kanalin e Ibër-Lepencit

Dje një 4-vjeçar dyshohet të këtë rënë në kanalin me ujë të Ibër-Lepencit.

Rasti ka ndodhur në fshatin Akrashticë e Vushtrrisë rreth orës 18:30.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka konfirmuar shkurt sot për KALLXO.com se fëmija nuk është gjetur ende dhe pritet të rifillojnë kërkimet.

KALLXO.com ka raportuar dje se në fshatin Akrashticë të Vushtrrisë po dyshohet se një fëmijë i moshës rreth 4-vjeçare ka rënë në kanalin e Ibër-Lepencit.

Rasti u konfirmuar nga Policia në rajonin e Mitrovicës.

“Policia me njësitet e saj ka dalë në vendin e ngjarjes, si dhe janë njoftuar ekipet e emergjencave civile, zjarrfikësit, ekipet e zhytësve për kërkim – shpëtim”- kishte thënë zëdhënësi Avni Zahiti, të hënën.

Vushtrri, dyshohet se një fëmijë rreth 4-vjeç ka rënë në kanalin e Ibër-Lepencit