Policia e Kosovës

Gjendet e vdekur një grua në Obiliq

Një grua është gjendur e vdekur në fshatin Dardhishtë të Obiliqit.

Viktima, sipas policisë është gjetur pa shenja jete në një objekt përcjellës të shtëpisë së saj.

Rasti ka ndodhur të mërkurën.

“Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës”- thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në obduksion.

Policia thotë se është duke hetuar rastin.