Ilustrim

Gjakovë, tetë persona e sulmojnë një person të vetëm

Një person në Gjakovë ka raportuar në Polici se është sulmuar nga 7-8 persona të dielën pas mesnatës duke u  goditur në fytyrë me armë dhe i është dëmtuar vetura.

Sipas Policisë, viktima ka raportuar se deri sa kishte qenë duke e drejtuar veturën, ishte ndaluar nga 7-8 persona të  panjohur  të cilët kishin qenë me dy vetura, katër prej tyre të armatosur dy me armë të gjata e dy me të shkurtra. 

“Të dyshuarit viktimën e kishin nxjerrur nga vetura, njëri prej të dyshuarve e kishte goditë me kondak të armës së gjatë në fytyrë, ndërsa të tjerët ja kishin dëmtuar veturën me shufra metali dhe më pas ishin larguar nga ai lokacion ku dyshohet se me armë kanë shtënë disa herë në ajër” shkruan Policia.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, nuk raportohet për ndonjë person ta arrestuar.  

Rasti vazhdon të hetohet.